Ministri Balla takim me shqiptarë që jetojnë në Mynih: Brenda vitit 2025, shërbimet konsullore online

28 Shtator, 21:44| Përditesimi: 28 Shtator, 21:51

  • Share

Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Taulant Balla njëherësh dhe Drejtues Politik i Partisë Socialiste për Diasporën zhvilloi një takim me bashkatdhetarët shqiptarë që jetojnë, punojnë dhe studiojnë në Landin e Bavarisë në Gjermani.

Në fjalën e tij ministri Balla theksoi se në Landin e Bavarisë jetojnë e punojnë 17 mijë shqiptarë si 700 studentë studiojnë në universitetet e Bavarise.

“Faleminderit për prezencën tuaj. Në fakt shoh këtu pothuajse të gjitha profesionet e përfaqësuara. Djem dhe vajza, burra dhe gra bashkatdhetarët tanë që na bëjnë çdo dite krenarë këtu në Mynih, por jo vetëm në Mynih edhe në gjithë Gjermaninë, sikurse në të gjithë botën. Dhe është diçka që t’iu them të drejtën nuk e konstatoj vetëm unë. Ishim në takim me ministrin e Brendshëm të Landit të Bavarisë,  z. Herrmann, i cili po ashtu si unë nënvizoi faktin se shqiptarët janë të shumtë këtu në Bavari.

Mbi 17 mijë shqiptarë jetojnë dhe punojnë këtu pa futur dhe 700 studentët shqiptarë që studiojnë në universitetet e Bavarisë. Por ajo që vlerësohet është fakti që shqiptarët janë të mirë integruar. Tanimë janë pjesë e jetës ekonomike e jetës sociale e jetës kulturore, pse jo dhe sportive, sepse në mjaft klube të Bavarisë edhe tek Bayern i Mynihut për ata qe se dinë ka djem që luajnë me ekipet e moshave dhe që kanë prejardhjen e tyre ose që janë me gjak shqiptar. Dhe kjo është një gjë shumë e mirë për të cilën natyrisht ne na takon të kushtojmë me shume vëmendje e me këtë rast t’i jap dhe një përgjigje shumë prej atyre qe komentojnë në Facebook, na thonë po mire tani që po afrojnë zgjedhjet u kujtuat ju për shqiptaret që jetojnë jashtë territorit.

Unë mendoj që nuk është e vërtetë sepse e para është një fakt që shteti ame ka gjithmonë më shumë përgjegjësi ndaj atyre që jetojnë jo vetëm në Shqipëri, por dhe jashtë territorit. Sot kam vizituar konsullatën dhe gjej rastin te përgëzoj të gjithë stafin e konsullatës tonë. Kam pare me sytë e mi shërbim shumë të mirë, një konsullate siç i ka hije dhe mbi te gjitha një konsullate e përbashkët midis Shqipërisë dhe Kosovës që është gjëja më e bukur.

Dhe po ashtu t’iu informoj qe qëllimi ynë është qe brenda vitit te ardhshëm 2025 pjesa me e madhe ose pothuajse tërësisht shërbimet konsullore te jene online dhe ndërkohe në konsullate të vazhdohet me shërbimet të cilat janë të pamundura të ofrohen online sikurse është pershembull pajisja me pasaportë apo me dokumente të tjera urgjente, si leje kalimit apo te tjera. Po ashtu të vazhdojmë edhe me projekte të tjera të mbështetjes së shkollave në gjuhën shqipe”, tha ministri Balla.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?