Taulant Balla me komunitetin e shqiptarëve në Toskana

Politikë

Ministri Balla takim me shqiptarë të suksesshëm nga Toskana: Falënderim për kontributin në promovimin e Shqipërisë

23 Qershor, 15:48| Përditesimi: 23 Qershor, 15:53

  • Share

Ministri i Shtetit dhe drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla ka zhvilluar një takim të veçantë me dy përfaqësues të komunitetit shqiptar nga Toskana, Ervis Gramshi dhe Bruno Leka, të cilët njihen për angazhimin e tyre në këtë rajon të Italisë. Në takim ishte i pranishëm edhe Alessandro Martini, themeluesi i televizionit social “Televisium” që transmeton përmes platformave sociale. 

Përes një postim në rrjetet sociale, ministri Balla vlerësoi rolin e tyre në forcimin e imazhit të Shqipërisë jashtë kufijve dhe shprehu mirënjohje për përpjekjet e tyre në promovimin e kulturës dhe identitetit shqiptar.

“Mirënjohje për promovimin e Shqipërisë”, shkruan ai, duke theksuar rëndësinë e këtyre nismave për lidhjen e fortë mes diasporës dhe atdheut.

Ky takim është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ministrit për të ndërtuar ura bashkëpunimi me shqiptarët në diasporë dhe për të mbështetur iniciativat që e bëjnë Shqipërinë të njohur për vlerat dhe potencialin e saj.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shkelet armëpushimi Izrael-Iran, mendoni se do përshkallëzohet konflikti?