Ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe i ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA, David Wisner

Ministri Balla takon të ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA: Mirënjohës për programet e asistencës dhe mbështetjen përmes ICITAP e DEA

26 Korrik, 16:03| Përditesimi: 26 Korrik, 16:10

  • Share

Ministri i Brendshëm Taulant Balla priti në takim të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA David Wisner, i cili është në përfundim të misionit të tij në Tiranë.

Në bisedën e zhvilluar, ministri Balla ka falënderuar diplomatin e lartë amerikan për kontributet e dhëna për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve si dhe ka vënë në dukje bashkëpunimin e shkëlqyer me Ministrinë e Brendshme në lidhje me zhvillimin e kapaciteteve për luftën kundër krimit të organizuar dhe fenomeneve të tjera kriminale.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla ka nënvizuar rëndësinë e mbështetjes së agjencive të ndryshme ligjzbatuese amerikane për Policinë e Shtetit dhe AMP.

“Mirënjohës për programet e asistencës dhe mbështetjen përmes ICITAP, DEA, INL etj., për Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore,” nënvizoi Ministri i Brendshëm

Balla vë në dukje gjithashtu se Shqipëria dhe SHBA janë pjesë e nismës globale kundër drogave sintetike, një trend i ri mjaft i rrezikshëm për shëndetin e përdoruesve.

“Bashkë me SHBA jemi pjesë e Koalicionit Global ndaj kërcënimit të Drogave Sintetike, për të koordinuar masa konkrete kundër prodhimit, trafikimit dhe shitjes së tyre tek të rinjtë dhe përdorues të tjerë,” thekson Balla.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?