Foto ilustruese

Kërkonin azil në Britaninë e Madhe, zhduken 176 fëmijë shqiptarë! Autoritetet britanike: Mund të jenë nën shënjestrën e grupeve kriminale

23 Janar 2023, 21:37| Përditesimi: 23 Janar 2023, 22:44

  • Share

176 fëmijë shqiptarë të cilët ndodheshin në hotelet e Britanisë së Madhe ku po kërkonin azil, janë zhdukur. Lajmin e bërë të ditur ministri i Brendshëm britanik, Simon Murray gjatë një deklarate para Dhomës së Lordëve. Në shifrat e dhëna, Murray tha se në total 200 fëmijë azilkërkues ishin zhdukur dhe siç u theksua më sipër, pjesa më e madhe e tyre janë shqiptarë.

Mes të miturve të cilët janë humbur, 13 prej tyre raportohet të jenë nën moshën 16 vjeç dhe më së shumti shqiptarë.

Sipas detajeve tronditëse të bëra me dije nga ‘Observer’, fëmijët ishin rrëmbyer nga rruga jashtë hotelit ku po qëndronin dhe ishin futur me dhunë në makinë.

Së fundmi, autoritetet britanike kanë paralajmëruar se fëmijët azilkërkues që kishin mbërritur së fundmi me gomone në Mbretërinë e Bashkuar, pa prindër apo kujdestarë mund të jenë nën shënjestrën e grupeve kriminale të cilat do të mundohen t’i shfrytëzojnë për veprimtari kriminale.

Ka gjashtë hotele të Home Office për fëmijët azilkërkues të pashoqëruar, duke përfshirë atë në Brighton. OJQ-të kanë ngritur vazhdimisht shqetësime për fëmijët që zhduken nga strehimi dhe kanë ofruar të ndihmojnë Home Office për t'i mbajtur ata të sigurt, por qeveria i ka refuzuar këto oferta

“Kjo është më shumë se një vit më parë dhe atëherë ishte e qartë se kishte shqetësime serioze për sigurinë e të rinjve në këto hotele. Që atëherë, Home Office është paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se fëmijët po zhduken, potencialisht për t'u trafikuar dhe shfrytëzuar, megjithatë këto shqetësime janë injoruar,” tha Philip Ishola shefi ekzekutiv i organizatës kundër trafikimit të fëmijëve Love146.

Ndërkohë ende nuk bëhen me dije identitetet e fëmijëve shqiptarë të humbur. Deri më tani nuk ka një reagim të bërë nga prindërit e tyre.

F.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Unë: 24/01/2023 13:46

    Shqipëria duhet ta ngrejë çeshtjen e diskriminimit ndaj shqiptarëve në Këshillin e Europës edhe në Kombet e Bashkuara. Është e papranueshme se si Shqiptarëve u vjedhet zemra në Spanjë, dhe skandaloze se si diskriminohen institucionalisht dhe sistematik në britani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?