Pas debatit në rrjetet sociale për kufijtë e Kosovës në Apple Maps, ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i ka dërguar një letër drejtorit ekzekutiv të Kompanisë Apple, Tim Cook.
Në një postim në rrjetet sociale, Cakaj shkruan se duhet marrë vendimi për të vendosur kufijtë e Republikës së Kosovës në hartën Apple Maps.
“Republika e Kosovës është njohur prej shumicës së shteteve të botës demokratike dhe, ashtu siç ka vendosur vetë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, shpallja e pavarësisë së Kosovës është në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar. Ndaj, presim që Apple Inc. të marrë vendimin e drejtë duke vendosur kufijtë e Republikës së Kosovës në hartat e shërbimeve të saj”, theksoi Cakaj.