Gerald Darmanin, ministri i Brendshëm i Francës, ka thënë mbrëmë në një intervistë se Karim Benzema (Topi i Artë në fuqi) ka lidhje me grupin terrorist “Vëllazëria Myslimane”.
I ftuar në emisionin “L'heure des Pros” të Pascal Praud në CNews, Gerald Darmanin sulmoi futbollistin Karim Benzema. I pyetur për luftën kundër terrorizmit të kryer nga qeveria, ministri përmendi rastin e Vëllazërisë Myslimane, një organizatë islamike.
“Ne kemi mbyllur më shumë se 1100 qendra islamike dhe po i referohem në mënyrë specifike zotit Karim Benzema i cili ka lidhje famëkeqe, siç e dimë të gjithë, me Vëllazërinë Myslimane” ka thënë ministri francez.
Kjo organizatë konsiderohet terroriste në SHBA, Francë dhe shumë shtete të tjera. Së fundmi Benzema ka publikuar një mesazh ku kritikon Izraelin dhe ka treguar mbështetjen e tij për banorët e Gazës.