Clement Beaune dhe Gent Cakaj

Ministri francez pret në takim Cakajn në Paris: Franca vlerëson rezultatin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian

22 Tetor 2020, 15:45| Përditesimi: 22 Tetor 2020, 15:48

  • Share

Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Francës, Clément Beaune priti në takim këtë të enjte Ministrin e Jashtëm Gent Cakaj në Paris.

Të dy Ministrat diskutuan mbi punën e bërë prej Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në përfundimet e Këshillit të Marsit 2020, të cilat janë paraqitur edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian.

“Mbetem shumë i inkurajuar nga vlerësimi pozitiv i Francës për rezultatet e reformave të deritanishme të Shqipërisë në rrugën evropiane të saj.”- u shpreh Cakaj në një reagim në Facebook lidhur me takimin.

Ndonëse ka ende shumë punë për të bërë, siç theksoi Cakaj, Franca do vazhdojë mbështetjen për Shqipërinë në rrafshin dypalësh dhe në shërbim të integrimit evropian.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?