Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi gjatë takimit me ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilim Kiliç

Kosova & Rajoni

Ministri Gashi priti në takim ambasadoren e Turqisë në Kosovë

16 Maj 2018, 19:28| Përditesimi: 16 Maj 2018, 19:33

  • Share

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilim Kiliç. Në këtë takim, u bisedua lidhur me aktivitetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku me këtë rast Gashi falënderoi Turqinë për përkrahjen e vazhdueshme që jep në avancimin e mëtejmë të institucioneve të Kosovës, veçanërisht institucioneve të sigurisë.

Po ashtu u diskutua rreth përkrahjes së shtetit të Turqisë që vazhdimisht i jep Policisë së Kosovës në ngritjen e kapaciteteve. Ambasadorja turke, Kiliç theksoi se Turqia do të vazhdojë dhe më tej të jetë përkrahëse e Republikës së Kosovës.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?