Politikë

Basha takim me Roth: Shqipëria në vendnumëro për integrimin! Ministri gjerman: Janë plotësuar kushtet! Rruga në BE s'varet vetëm nga qeveria por edhe opozita

28 Maj 2021, 10:38| Përditesimi: 28 Maj 2021, 16:51

  • Share

Kreu i PD-së Lulzim Basha dhe ministri gjerman për Evropën, Michael Roth kanë zhvilluar një takim në selinë blu në foks të të cilës ishte integrimi i vendit por dhe bashkëpunimi qeveri opozitës për arritjen e reformave kyçe në vend që do të sjellin hapjen e negociatave dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Ndërsa thekson se e ardhmja e vetme e Shqipërisë është në BE, Basha nuk harron që t'u kërkojë ndërkombëtarëve se duhet të denoncojnë masakrën zgjedhore të 25 prillit, edhe pse vetë ODIHR në raportin paraprak përtej disa problemeve thanë se zgjedhjet ishin të mira dhe korrekte. Vetë Roth iu përgjigj kësaj deklarate se Gjermania i beson ODIHR si një institucion i pavarur për gjykimin e zgjedhjeve dhe se problematikat duhet t'i drejtohen institucioneve përgjegjëse për të hetuar.

Për Bashën Shqipëria ka mbetur në vendnumëro me integrimin, ndërsa për Roth Shqipëria i ka plotësuar kushtet dhe i bëri thirrje Komisionit Europian që më 22 qershor duhet t'i jap dritë jeshile Shqipërisë për hapjen e negociatave dhe mbajtjes së Konferencës së parë Ndërqeveritare.

Roth madje shtoi se për integrimin e vendin, punët nuk mund të bëhen vetëm  nga qeveria por duhet edhe opozita pasi edhe ajo ka rolin e vetë në vendimmarrje dhe reformat e vendit dhe se së bashku duhet të punojnë për integrimin duke u konsultuar dhe komunikuar. Roth shtoi se palët janë kundërshtar dhe jo armiq me njëri-tjetrin.  

Dje, Roth zhvilloi një takim dhe me kryeministrin Edi Rama. Gjatë konferencës së përbashkët ai tha se faktet janë të qarta në rastin e Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe se të dyja shtetet kanë plotësuar kushtet dhe duhet të nisin menjëherë negociatat për anëtarësim.

Për Gjermaninë tha ai përcaktimi i datës së konferencës së parë ndërqeveritare për negociatat të BE-së me Shqipërisë duhet të merret sa më shpejt pasi Shqipëria i ka plotësuar kushtet.

 

Ora 11:49
Roth: Opozita të bashkëpunojë me qeverinë për integrimin e vendit (VIDEO)

Ministri gjerman Roth, pas takimit me Bashën, tha se integrimi i vendit nuk mund të sigurohet vetëm nga qeveria por edhe opozita që të bashkëpunojnë për reformat që do të çojnë në integrimin e vendit. Rotha tha se Shqipëria i ka bërë detyrat e saj dhe shpreson se më 22 qershor Komisionin Europian të jap dritën jeshile për hapjen e negociatave.

" Të gjithë problematikat duhet të qartësohen dhe tu drejtohen institucioneve. Ne i besojmë ODIHR dhe i besojmë vlerësimit të tij për zgjedhjet.  Unë jam dakord me Lulzim Bashën kur thotë se e ardhmja e Shqipërisë gjendet në BE dhe askund tjetër. Nëse kjo rrugë do të jetë e suksesshme nuk varet vetëm nga qeveria e një vendit por edhe opozita e këtij vendi. Besoj që të gjendet një ton konsultimi dhe një marrëdhënie e drejtë mes qeverisë dhe opozitës. Jam në politike prej 23 vitesh dhe kam qenë edhe në opozitë dhe në qeveri dhe të dyja këto element janë njësoj të rëndësishme për një demokraci të gjallë dhe ne nuk jemi armiq të njëri tjetrit   por kundërshtar dhe parlamenti është vendi i duhur për të çuar para debatet. KE në muajt e shkuara ka vlerësuar nëse janë përmbushur kushte e Shqipërisë për nisjen e negociatave  dhe mbajtjen e konferencës dhe komisionin arriti në një gjykim pozitiv dhe i është bashkuar dhe qeveria federale dhe besojmë se më 22 qershor të mbërrijmë në celjene  negociatave dhe mbajtjen e konferencës së parë", tha Roth

Ora 11:47
Basha: Ndërkombëtarët të denoncojnë masakrën zgjedhore të 25 prillit (VIDEO)

Pas takimit që zhvilli në selinë blu me ministrin gjerman për Europën, Michael Roth, Luzlim Basha tha se i ka kërkuar që të denoncojnë masakrën zgjedhore të 25 prillit para se të jetë tepër vonë. Basha tha se rruga e vetme e Shqipërisë është të integrohet në BE.

" Një mundësi të artë për shqiptarët dhe demokracinë dhe për të ecur para me integrimin, Për PD nuk ka mundësi më të mirë për të ndryshuar vendin se sa procesi i integrimit që është i bazuar tek arritje dhe meritat dhe për fat të keq me këto zhvillime siç e kemi parë Shqipëria ka mbetur në vendnumëro për sa i përket arritjeve që janë rënduare dhe më shumë me zgjedhjet e 25 prillit. Ne kemi bërë gjithçka në dorën tonë duke filluar me konsensusin e reformës në drejtësi dhe atë të reformës zgjedhore të 5 qershorit, por qeveria i shkeli të dyja këto. Ajo që i kam kërkuar Roth është të flasin dhe të denoncojnë masakrën zgjedhore të 25 prillit para se të jetë tepër vonë", tha Basha.

Ora 10:48
Xhaçka pret Roth: Gjermania mbështet Konferencën e Parë Ndërqeveritare Shqipëri - BE (VIDEO)

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, priti sot në një takim në MEPJ, Ministrin gjerman të Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme federale, Michael Roth, i cili po zhvillon një vizitë dy-ditore në Shqipëri. Ministrja Xhaçka nënvizoi se vizita e Ministrit Roth është një tjetër sinjal i qartë i angazhimit të Gjermanisë në mbështetje të proceseve integruese në Ballkanin Perëndimor.

Ajo vlerësoi qëndrimin dhe angazhimin e Berlinit zyrtar, jovetëm gjatë presidencës së BE-së, por edhe më pas, për arritjen e një konsensusi në gjirin e BE-së mbi miratimin sa më të shpejtë të Kuadrit Negociues dhe zhvillimin e Konferencës së parë Ndërqeveritare.

“Ne kemi bërë detyrat e shtëpisë. Gjërat po lëvizin në drejtimin e duhur, edhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nëse shikoni se sa punë është bërë që nga vendimi i Këshillit të Marsit 2020, pavarësisht nga fakti se 15 muajt e fundit kanë qenë ndër më të vështirat në historinë tonë, ju e kuptoni se sa të përkushtuar dhe të përgjegjshëm jemi ndaj procesit të integrimit”, tha ministrja Xhaçka gjatë takimit dy palësh.

Ministri Roth ritheksoi edhe njëherë qëndrimin e Gjermanisë në mbështetje të mbajtjes së Konferencave të para Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut brenda presidencës portugeze të BE-së.

Ai konfirmoi se Gjermania së bashku me vende të tjera partnere të BE-së janë angazhuar fuqimisht për të sheshuar sa më shpejt të gjitha mosmarrëveshjet ekzistuese midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për të arritur objektivin e caktuar.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • goni: 28/05/2021 18:20

    basha idiot

    Përgjigju
  • Lui: 28/05/2021 15:02

    Me ne fund kemi disa nderkombetare qe nuk bejne deklarata diplomatike. Me ne fund kemi dhe nderkombetare qe flasin qarte dhe te drejte per drejte.. Se ndryshe kjo opozite nuk kuptoj, ose ben gjoja sikur nuk kupton

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?