GJERMANI- Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, tha se për të gjithë qytetarët të cilët kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër COVID-19, do të fitojnë më shumë “liri” dhe lehtësira.
“Të gjithë qytetarët e vaksinua, do të mund t’i rikthehen përditshmërisë, të shkojnë në parkuari dhe çdo gjë pa qenë e nevojshme për një test COVID.”, tha ministri.
Ai shtoi se ata, nuk do të jenë të detyruar për të qëndruar në karantinë.
“Kushdo që vaksinohet do të trajtohet si negativ ndaj virusit”, tha Spahn.
Në bazë të studimeve të fundit shkencore, personat të cilët janë vaksinuar, nuk transmetojnë virusin e COVID-19 tek të tjerët.
Gjermania po përballet me një vonesë në shpërndarjen e dozave të vaksinave gjë që ka sjellë ngadalësimin e procesit të vaksinimit. Si pasojë është konstatuar një rritje e ndjeshme e rasteve të infektimeve me COVID-19.
Numri total i infektimeve ka shkuar 2,895,631, ndërsa ai i viktimave është 77,557 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.
Gjermania fillimisht është konsideruar një ndër shtetet të cilat kanë përballuar pandeminë dhe pasojat e saj socio-ekonomike më së miri, megjithatë duket se vala e dytë e saj e ka gjetur të papërgatitur.