Cristian Lidner dhe Denys Shmyhal

Ministri gjerman: Synimi i Putinit s’është Ukraina, por Evropa

28 Prill, 08:17| Përditesimi: 28 Prill, 08:24

  • Share

Gjermania do të vazhdojë ta përkrahë Ukrainën si një mburojë kundër synimeve të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, tha të shtunën ministri gjerman i Financave, Christian Lindner.

“Ne po e mbështesim Ukrainën, sepse ajo është vija e parë e mbrojtjes sonë kundër Putinit”, tha Lindner.

Përmes pushtimit të Ukrainës, që e nisi më 2022, Putini dëshiron “të na sulmojë të gjithëve dhe mënyrën e jetës sonë”, tha Lindner.

Putini nuk dëshiron vetëm ta fshijë Ukrainën nga harta, por t’i ndajë Evropë dhe NATO-n dhe të sigurohet që Shtetet e Bashkuara të largohen nga Evropa, sipas tij.

“Synimi i Putinit nuk është Ukraina. Synimi i Putinit është të jetë në gjendje të ushtrojë pushtet mbi neve. Ai nuk duhet të ketë sukses në këtë kurrë”, theksoi ministri gjerman.

Për këtë arsye, tha ai, Gjermania duhet t’i përmirësojë patjetër aftësitë mbrojtëse për ta mbrojtur veten dhe aleatët e vet.

Fondi i veçantë që u krijua për ta përditësuar ushtrinë gjermane, pasi Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës më 2022, do të përdoret brenda pak viteve, tregoi ai.

Forcat e Armatosura duhet pastaj të përditësohen nga fondet e rregullat. Por, kjo nuk do të jetë e mundur me një buxhet të kufizuar dhe me borxhin në rritje, paralajmëroi ai.

“Detyra që na pret për ta mbrojtur paqen dhe lirin në Gjermani, Evropë dhe në botë nuk është e kufizuar në vetëm në disa vite. Mbase është një detyrë që zgjat me dekada apo gjenerata”, tha Lindner.

Për t’u arritur kjo, theksoi ai, nevojitet përforcimi i ekonomisë. REL

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?