Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ishte sot (17 Shtator) i pranishëm në seancën dëgjimore në Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ku dha edhe lajmin se po punohet për një bibliotekë të re kombëtare.
Godina do të ngrihet pranë Gardës në Tiranë, por ministri siguroi se e vjetra nuk do të preket, por aktualisht gjendja e saj është kritike.
“Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë është një institucion me një rëndësi të jashtëzakonshme dhe kemi një situatë kritike sa i takon kushteve të sigurisë për fondet dhe për të gjithë inventarin, thesarin që kemi në bodrumet e këtij institucioni, ku ne po punojmë për të pasur një qasje tepër kreative në kuptimin ekonomik të fjalës, një nismë të re që kemi bashkë me Bashkinë e Tiranës dhe me shoqërinë që posedon një pjesë të këtij aseti, ne të kemi një marrëveshje të re që do të na bënte që të dilnim me më shumë metra dhe me një zgjidhje përsa i përket krizës që ka kaluar biblioteka shqiptare në vite”, tha Gonxhja.
Sipas ministrit, biblioteka e vjetër nuk do të shkatërrohet, ajo do të jetë biblioteka në konceptin që ne kemi dhe për këtë do të zhvillohen dëgjesa, një analizë për një vendimmarrje serioze.
“Biblioteka e vjetër kombëtare do të jetë atje për një theks ceremonial, muzeal, duke qenë në qendër të qytetit, pranë sheshit Skënderbej”, tha Gonxhja.
Në këtë kontekst ai nënvizoi edhe se do mendohet një rikonceptim i Pallatit të ri të Kulturës, në shërbim edhe të Bibliotekës Kombëtare.
“Duam që të jetë e vizitueshme dhe të jetë një objekt historik, ku do të kemi fondin historik. Biblioteka e re Kombëtare do të jetë në shërbim të shumë moshave dhe më shumë kategorive. E gjitha kjo do të zhvillohet në një godinë të re, që do të vijë si rezultat i një qasje kreative ekonomike”, u shpreh ministri.
Por në këtë dëgjesë nuk u dhanë detaje nga plani urbanistik apo kostoja e saj, si dhe procedurat që do të ndiqen.
O HADUT STE VJEN TURP MORE E KE BERE DRTRR SI PRONEN TATE DUKE VJEDHUR BASHKE ME MENGEN LEVEN E MARRSHIT TEND STE VJEN TURP.KU ESHTE SKAPI???? PLERE ZHABE DERR E KE BERE QAFEN E TRASHE ME LEKET E POPULLIT PLERE BURRE
PërgjigjuPSE DUHET TA BESH BIBLIOTEKEN TEK GARDA O HALE,,,BEJE NE VEND TJETER,,,MOS E PREK PARKUN E LIQENIT...///
Përgjigju