Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, përmes një video promovuese, njofton nisjen e sezonit turistik 2025 dhe oraret për të vizituar muzetë, kalatë dhe sitet kulturore.
Ministri thotë se nga data 5 maj dhe deri më 31 Tetor, të gjitha muzetë, parqet arkeologjike, kalatë dhe sitet e tjera kulturore në vend, do të jenë të hapura për vizitorët çdo ditë të javës, ora 09:00 – 19:00.
Më tej, ai bën edhe një ftesë për qytetarët që të përjetojnë nga afër historinë dhe kulturën e vendit.
Për vendndodhjet me specifikë të veçantë:
Durrës:
Kulla Veneciane | Amfiteatri | Hamami Mesjetar
09:00 – 14:00 & 17:00 – 21:00
09:00 – 14:00 & 17:00 – 21:00
Muzeu Kombëtar i Pavarësisë, Vlorë:
5 Maj – 30 Qershor | 11 Shtator – 31 Tetor:
09:00 – 19:00
1 Korrik – 10 Shtator:
09:00 – 12:00 | 17:00 – 22:00
Parku Kombëtar Butrint
08:30-20:00
Komento
Komente
