Sociale

Ministri Gonxhja njofton hapjen e sezonit turistik 2025: Ja oraret për të vizituar muzetë, kalatë dhe sitet kulturore

5 Maj, 10:04| Përditesimi: 5 Maj, 10:38

  • Share

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, përmes një video promovuese, njofton nisjen e sezonit turistik 2025 dhe oraret për të vizituar muzetë, kalatë dhe sitet kulturore. 

Ministri thotë se nga data 5 maj dhe deri më 31 Tetor, të gjitha muzetë, parqet arkeologjike, kalatë dhe sitet e tjera kulturore në vend, do të jenë të hapura për vizitorët çdo ditë të javës, ora 09:00 – 19:00. 

Më tej, ai bën edhe një ftesë për qytetarët që të përjetojnë nga afër historinë dhe kulturën e vendit. 

Për vendndodhjet me specifikë të veçantë:
Durrës:
Kulla Veneciane | Amfiteatri | Hamami Mesjetar
09:00 – 14:00 & 17:00 – 21:00
Muzeu Kombëtar i Pavarësisë, Vlorë:
5 Maj – 30 Qershor | 11 Shtator – 31 Tetor: 
09:00 – 19:00
1 Korrik – 10 Shtator: 
09:00 – 12:00 | 17:00 – 22:00
Parku Kombëtar Butrint
08:30-20:00

 

 

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?