Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka pritur sot në një takim zyrtar Ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës së Izraelit, Eli Cohen. Vizita u zhvillua në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe, me fokus në rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e inovacionit ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit.
Në deklaratën e tij, ministri Gonxhja u shpreh se diskutimet u përqendruan në iniciativa konkrete me interes të ndërsjellë, duke theksuar rëndësinë e krijimit të një klime të favorshme për investimet izraelite në Shqipëri.
“Synojmë ndërtimin e një ekosistemi të qëndrueshëm ekonomik që mbështet sipërmarrjen, teknologjinë dhe digjitalizimin,” tha ai.
Gjatë takimit u vu theksi edhe te partneritetet në fushat e kërkimit dhe zhvillimit (R&D), ku përvoja izraelite u vlerësua si një aset i vyer për avancimin e kapaciteteve shqiptare dhe për prodhimin e zgjidhjeve inovative me ndikim konkret në ekonomi.
Palët diskutuan gjithashtu mbi mundësitë për bashkëpunim në sektorë me potencial të lartë afatgjatë, si agritech dhe menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve ujore, duke evidentuar rolin vendimtar të teknologjisë në zhvillimin ekonomik dhe mbrojtjen e mjedisit.
Ministri Gonxhja nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit edhe në fushën e edukimit dhe inovacionit shkencor, përmes shkëmbimeve akademike dhe ndërtimit të urave bashkëpunimi mes universiteteve dhe qendrave të ekselencës kërkimore të të dy vendeve.
Komente

Mos i afroni cifutet se do te na gjeje si populli Palestines
Përgjigju