Momenti kur dy ministrat përqafohen

Bota

Ministri grek dhe turk harrojnë 'sherrin' në Ankara, përqafohen dhe darkojnë në Athinë

30 Maj 2021, 20:14| Përditesimi: 30 Maj 2021, 20:27

  • Share

GREQI- Ministrat e jashtëm të Greqisë e Turqisë janë përqafuar në Athinë ndërkohë që më shumë se 1 muaj më parë dhuruan një ‘sherr’ live gjatë një konference në Ankara. Mediat greke kanë kapur momentin kur dy ministrat përqafohen teksa mësohet se sot darkojnë nën shëkëmbinjtë e Akropolit dhe nesër bëjnë më pas takimin zyrtar. 

Mediat greke kanë fiksuar pamjet e momentit të takimit dhe përqafimit mes dy politikanëve, kur ministri i Jashtëm turk doli nga makina e tij.

Më 15 prill ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias vizitoi Ankaranë ku ‘shpërtheu’ në konferencën live për shtyp duke iu drejtuar ministrit turk që kishte në krah, si guxon ti... Ai akuzoi Turqinë për shkeljet që po bënte ndaj Greqisë, por nuk mungoi as përgjigjia e Çavuşoğlu.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?