Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Athinë. Hasani u prit nga homologu i tij grek, George Gerapetritis, ndërsa takimi u fokusua në thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe forcimin e marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve.
Sipas mediave greke, ministri Gerapetritis vlerësoi aftësitë dhe vizionin e Hasanit, duke zbuluar për publikun një detaj të panjohur më parë për prejardhjen e tij greke.
“Kemi fatin e mirë që në Shqipërinë fqinje të shërbejë si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme një njeri me aftësi të jashtëzakonshme dhe një njeri që flet gjuhën tonë: Gjuhën e arsyes evropiane. Por edhe gjuhën greke, për shkak të prejardhjes së tij greke, të cilën sot e nderon”, tha ai.
Ministri Hasani theksoi se marrëdhëniet shqiptaro-greke janë të bazuara në miqësi, partneritet dhe interesa të përbashkëta strategjike.
“Sot me mikun tim grek riafirmuam përkushtimin tonë për të forcuar raportet mes dy vendeve në një frymë miqësie dhe respekti të ndërsjellë. Bashkë ndajmë vizionin për një Evropë më të bashkuar”, u shpreh Hasani.
Komente
