Ministri i Jashtëm Igli Hasani ndodhet për një vizitë të shkurtër në Estoni. Sot është takuar me kryeministren Kaja Kallas.
Gjithashtu pati dhe një takim me homologun Margus Tsahkna dhe kryetarin e Komitetit të Politikës së Jashtme në Parlamentin e Estonisë, Marko Mihkelson.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hasani shkruan se u diskutuan zhvillimet aktual në Ballkanin Perëndimor si dhe në rajonin e Balltikut, aty ku kërcënimi rus është mjaft i ndjeshëm këto kohë.
Me interes në takim u diskutua për forcimin e bashkëpunimit të vendeve anëtare të NATO-s si dhe aleatëve të saj.
Hasani shpreh mirënjohjen për mbështetjen e Estonisë ndaj Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt BE-së.