Igli Hasani në Luksemburg

Politikë

Ministri Hasani në Luksemburg: Shqipëria vazhdon përpara rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE

14 Prill, 11:21| Përditesimi: 14 Prill, 11:23

  • Share

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ndodhet në Luksemburg ku ka marrë pjesë në takimin e organizuar me nismë të Përfaqësueses së Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, njëherësh Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian, znj. Kaja Kallas.

Në këtë organizim, pjesëmarrësit shkëmbyen mendime mbi çështje kyçe si siguria, mbrojtja, kërcënimet e përbashkëta, zgjerimi dhe nevoja për veprim të përbashkët.

Ministri Hasani nënvizon se "Shqipëria është një partnere e angazhuar në këto diskutime, ndërsa vazhdon përpara në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian".

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?