Ministri Hasani në Uashington: Shqipëria e përkushtuar për rritjen e përgjegjshmërisë në agjendën e grave

9 Korrik, 19:13| Përditesimi: 9 Korrik, 19:22

  • Share

Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar për rritjen e përgjegjshmërisë në agjendën e grave, paqes dhe sigurisë.

Kështu është shprehur ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani i cili ka qenë i pranishëm ditën e sotme në takimin e punës mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Sipas Hasanit, në këtë takim është diskutuar mbi rolin kritik të grave në adresimin e sfidave të reja të sigurisë, luftimin e kërcënimeve terroriste.

Gjithashtu pjesë e diskutimeve ishin edhe çështjet mjedisore, ndryshimet klimatike si dhe ndikimi i teknologjive të reja në botë.

"Shqipëria  mbetet plotësisht e përkushtuar për rritjen e përgjegjshmërisë në agjendën e Grave, Paqes dhe Sigurisë. Në takimin e punës mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit diskutuam mbi rolin kritik të grave në adresimin e sfidave të reja të sigurisë, luftimin e kërcënimeve terroriste, trajtimin e çështjeve mjedisore, si ndryshimet klimatike dhe ndikimin ndaj teknologjive të reja”,shkruan ministri Igli Hasani në rrjetet sociale.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?