Igli Hasani

Ministri Hasani në Vjenë në konferencën e thirrur nga ministri federal i Austrisë

28 Prill, 10:19| Përditesimi: 28 Prill, 10:21

  • Share

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani udhëton sot drejt Vjenës ku do të marrë pjesë në konferencën “Njerëzimi në udhëkryq: Sistemet autonome të armëve dhe sfida e rregullimit”, e cila organizohet nga Ministri Federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë,  Alexander Schallenberg. 

Konferenca do të adresojë mënyrat për të ekzaminuar sistemet autonome të armëve (SAA) dhe  sfidat për rregullimin e tyre, nga disa këndvështrime.

Menjëherë pas Vjenës, Ministri Hasani do të udhëtojë drejt Brukselit ku do të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare BE-së dhe atyre kandidate, në kuadër të formatit të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE, të organizuar nga Presidenca belge e Këshillit të BE-së, me fokus sundimin e ligjit në kuadër të procesit të zgjerimit.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?