Igli Hasani

Politikë

Ministri Hasani: Njohja e progresit të Shqipërisë drejt integrimit pasqyron angazhimin tonë të fortë në përparimin e reformave

30 Tetor 2024, 17:29| Përditesimi: 30 Tetor 2024, 17:30

  • Share

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u shpreh se njohja e progresit të Shqipërisë drejt integrimit tregon angazhimin e fortë për përparimin në reforma.

Përmes një postimi në platformën X, Hasani shkruan se inkurajohen nga mbështetja e Komisionit për të arritur qëllimin për të përfunduar negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027.

Postimi i plotë i ministrit Hasani

Njohja e progresit të Shqipërisë, në komunikimin e këtij viti mbi Politikën e Zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe Raportin 2024 për Shqipërinë, pasqyron angazhimin tonë të fortë në përparimin e reformave dhe për të fituar ritmin në negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ne jemi veçanërisht të inkurajuar nga mbështetja e Komisionit për qëllimin tonë ambicioz, për të përfunduar negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027, si dhe për hapjen e një grupi tjetër të kapitujve  këtë vit.

Shqipëria mbetet e palëkundur në përafrimin e plotë me politikat e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, duke mbështetur parimet evropiane të sigurisë. Ne do të vazhdojmë të luajmë një rol aktiv në promovimin e stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajonin e Evropës Juglindore.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?