Minstri i punëve të jashtme Igli Hasani ka takuar sot kryetaren e Komunës së Luginës së Preshevës Ardita Sinanin.
Me anë të një postimi në Facebook Hasani shprehet mirënjohës për temat e diskutuara me Sinanin.
"Kënaqësi të ndanim me të diskutime frytdhënëse mbi forcimin e bashkëpunimit me institucionet e reja të dala nga zgjedhjet lokale, me faktorët politikë, socialë dhe ekonomikë në Luginën e Preshevës, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve.
Rikonfirmova vëmendjen dhe angazhimin e veçantë të Qeverisë, ndaj zhvillimeve në Luginën e Preshevës dhe problematikave me të cilat përballen shqiptarët atje", shkroi Hasani.
Më tej ai thekson se nu do të ketë vetëm mbështetje politike por edhe nisma konkrete, përmes projektesh zhvillimore, në fushën e ekonomisë, të arsimit, kulturës dhe punësimit.