Igli Hasani takim me përfaqësues të shoqërisë civile

Politikë

Ministri Hasani takim me përfaqësues të shoqërisë civile e grupet e interesit: Transparencë dhe llogaridhënie për hartimin gjithëpërfshirës të politikave

27 Qershor, 15:49| Përditesimi: 27 Qershor, 15:52

  • Share

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mirëpritur sot në mjediset e MEPJ përfaqësues të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit.

Në fokus të bashkëbisedimit me to ka qenë diskutimi për Kapitullin 31 pjesë e Grup-Kapitullit 6 të Marrëdhënieve të Jashtme - që mbulon Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP), dhe Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (CSDP).

Gjatë takimit, Ministri Hasani ka nënvizuar se duhet transparencë dhe llogaridhënie për hartimin gjithëpërfshirës të politikave.

"Shqipëria e ruan qartësinë dhe linjëzimin e saj gjeopolitik në suazën e Politikës së Përbashkët të Jashtme e të Sigurisë të BE-së, duke u rreshtuar pa hezitim në vlerat dhe parimet e Unionit."

Takimi u zhvillua në kuadër të angazhimit të MEPJ për të thelluar bashkëpunimin me shoqërinë civile grupeve të interesit duke siguruar transparencë, llogaridhënie dhe hartim gjithëpërfshirës të politikave

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?