Kosova & Rajoni

Ministri Hasani vizitë në Kullën e heronjve Gërvalla, e shoqëron homologia e tij dhe Zveçla

15 Janar 2024, 22:57| Përditesimi: 16 Janar 2024, 07:10

  • Share

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani, gjatë vizitës së tij në Kosovë, ka vizituar muzeun e heronjve Gërvalla, i shoqëruar nga homologia e tij Donika Gërvalla, e cila është e bija e heronjve të parë në luftë me pushtuesin serb.

Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale, Hasani shprehet i nderuar që ka nisur vizitën në Kosovë nga Duboviku i Deçanit. I pranishëm gjatë vizitës ka qenë edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Zveçla. 

“I nderuar që vizitën në Kosovë ta nis nga Duboviku i Deçanit, në kullën e heronjve “Gërvalla”, pak ditë nga 42 vjetori i vrasjes në një atentat nga kriminelët jugosllavë, i Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, të cilët dhanë jetën në emër të lirisë së Kosovës”- shkruan Hasani.

B.V/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?