Igli Hasani dhe Hakan Fidan

Politikë

Ministri Hasani vizitë zyrtare në Ankara, takohet me homologun turk: Avancim i shkëmbimeve tregtare

27 Shkurt, 14:15| Përditesimi: 27 Shkurt, 14:18

  • Share

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Ankara, Turqi. Ai u prit nga Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, me të cilin zhvilloi një diskutim lidhur me zgjerimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, në të gjitha fushat me interes të përbashkët, por edhe për sa i takon bashkëpunimit rajonal, zhvillimeve në rajon, Evropë dhe më gjerë. 

“Rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe tërheqja e investitorëve turq në Shqipëri që ofron gjithmonë potencial të lartë e të favorshëm investimi, avancimi i shkëmbimeve tregtare me objektiv shifrën e 2 miliard eurove, dinamikat rajonale e më gjerë për sigurinë e stabilitetin, forcimi i bashkëpunimit në organizatat ndërkombëtare, Samiti i VI-të i Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet në Maj 2025 në Tiranë, etj” ishin disa prej temave që diskutuam me mikun e mirë, Hakan Fidan”, u shpreh Hasani.

Në zbatim të Deklaratës se Partneritetit Strategjik, nënshkruar më 6 janar 2021, ky është takimi i tretë i Grupit për Dialog Politik, në nivel Ministrash të jashtëm, i cili po punon për përgatitjen e takimin e radhës të Këshillit të Nivelit të Lartë të Bashkëpunimit, kryesuar nga Kryeministri Rama dhe Presidenti Erdoğan.

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Turqi, Ministri Hasani vizitoi edhe Mauzoleun e Ataturkut, ku vendosi një kurorë me lule në nderim të themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Atatürk.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A nxorën primaret e PD-së kandidatët më të mirë për 11 majin?