Vangjush Stavro

Ministri Hoxha shkarkon drejtorin e Gjendjes Civile, Vangjush Stavro

16 Tetor, 13:38| Përditesimi: 16 Tetor, 14:58

  • Share

Me firmën e ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, është shkarkuar drejtori i përgjithshëm i Gjendjes Civile, Vangjush Stavro.

Lajmi konfirmohet për Report Tv nga vetë Stavro, i cili e ka mbajtur këtë detyrë prej më shumë se 3 vitesh.

Vangjush Stavro u emërua në krye të Gjendjes Civile në pranverë të vitit 2021. Nuk dihet ende se kush do ta zëvendësojë, por sidoqoftë ky institucion mbetet me një rëndësi të posaçme sidomos kur kemi para vitin elektoral.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?