Nancy VanHorn dhe Ervin Hoxha

Kronikë

Ministri Hoxha takohet me Nancy VanHorn: Forcojmë bashkëpunimin në fushën e sigurisë, mirënjohës për mbështetjen e SHBA-ve

4 Qershor, 16:40| Përditesimi: 4 Qershor, 16:45

  • Share

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti sot të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se në fokus të bisedës ishte bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve në fushën e sigurisë dhe rendit publik.

"Pata kënaqësinë të zhvilloj një takim të frytshëm me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn. Diskutuam mbi bashkëpunimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm në fushën e sigurisë, si shtyllë e rëndësishme e marrëdhënieve tona të shkëlqyera.

Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve në forcimin e rendit, sigurisë dhe luftën kundër kriminalitetit në tërësi, për një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë", shkruan ai. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?