Ministri Hoxha dhe homologia britanike Yvette Cooper

Bota

Ministri Hoxha takohet me homologen britanike: Bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar

30 Mars, 22:57| Përditesimi: 30 Mars, 22:59

  • Share

Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare 'Krimi i Organizuar i Emigracionit', ku marrin pjesë përfaqësues nga rreth 40 vende.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha mori pjesë në ceremoninë e pritjes së delegacioneve pjesëmarrëse në Ministerial, së bashku me drejtuesin e Departamentit të Policisë Kriminale, Neritan Nallbati dhe të Policisë Kufitare, Saimir Boshnjaku. Hoxha është takuar me homologen britanike Yvette Cooper, teksa vlerëson edhe bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve për të luftuar krimin e organizuar. 

"Me Ministren e Brendshme të Britanisë së Madhe, Yvette Cooper, bashkëndajmë një histori të qartë suksesi të bashkëpunimit policor, që çoi në uljen e ndjeshme të migracionit të paligjshëm, por edhe kemi ndërtuar një bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar", theksoi ministri Hoxha pas bisedës me homologen britanike.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?