Ministri i Arsimit i Maqedonisë së Veriut: Pagë minimale për punonjësit e biznesit të vogël! S'ka debat për testimet...s'digjet viti shkollor

17 Prill 2020, 19:12| Përditesimi: 17 Prill 2020, 19:59

  • Share

TIRANË- Ministri i Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Arbër Ademi, në një komunikim të drejtpërdrejtë për Report Tv ka folur për planin e masave ekonomike që ka marrë vendi fqinj, i cili ka bërë me dije se janë pak a shumë të ngjashme me Shqipërinë.  Punonjësve të bizneseve që kanë pësuar më shumë pasoja nga COVID-19, kryesisht hoteleri-turizëm, grastronomi etj u është caktuar një pagë minimale prej 220 euro e ndërsa ka bërë me dije se qeveria i ka urdhëruar që të mos firmosin ndërprerje të detyrueshme të punës, pavarësisht presioneve nga punëdhënësi.

"Mjaft sektor të ekonomisë kanë punuar goditje. Në grupin punues ku përpilohen të gjitha masat, merr pjesë ministri Ekonomisë dhe janë ndërmarrë masa konkrete, në drejtim të sigurimit të pagave minimale të paktën për ato biznese që pësuan dëme ekonomike. Nuk është në nivele alarmante, kemi besim të plotë në menaxhimin e situatës. Paga minimale 220 euro dhe e njëjta pagë është siguruar për hotelerinë, gastronominë, është ndaluar dhe kemi rekomanduar që punëtorët të mos nënshkruajnë ndërprerje të detyrueshme të punës", tha Ademi, në intervistën e dhënë për gazetarin. 

Duke folur nga shtëpia, pasi është në vetëkarantinim si pasojë takimit që pati me kryetarin e Komunës së Kumanovës, Maksim Dimistrievski që rezultoi pozitiv me COVID-19, Ademi tha se deri më tani akush  nuk ka shfaqur simptoma dhe po vijojnë punën normalisht.

"Gjatë ditës së djeshme me të mësuar lajmin se  kryetari i komunës është prekur COVID-19, na ka kontaktuar komisioni për të na dhënë këshillat, që të qëndrojmë në shtëpi dhe do të testohemi me kryeministrin dhe zv. kryeministren. Ne ishim në një takim me kryetarin e Komunës dhe anëtarë të tjerë të Shtabit. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me epidemiologët. Fatmirësisht asnjëri nga kolegët nuk ka shfaqur simptoma, as kryeministri as të tjerë, ndoshta prej të martës do të pasojë testimi. Në përputhje me bisedën dhe anketën epidemiologjike, rezulton se ekziston rrezik i vogël që të jemi të infektuar se kemi mbajtur maska, doreza dhe janë respektuar të gjitha protokollet.  Për disa ditë me radhë ne edhe mbledhjet dhe seanca po i mbajmë online, sot ka qenë pothuajse një ditë e zakonshme pune. Kemi pasur kontakt të vazhdueshëm", u shpreh për Report Tv, Ademi.

Sa i përket testimeve dhe një krahasim me Shqipërinë, Ademi tha se kjo nuk është një çështje që ka ndezur debat mes palëve politike, siç ka ndodhur në vendin tonë. Ai sqaron se për numrin e testimeve në 24 orë është një vendim që e merr ministria e Shëndetësisë, mbi bazën e disa kritere të përcaktuara më herët.

"Kjo cështje e debatueshme nuk është te ne, testimi rekomandohet te personat që janë të dyshuar apo që kanë shfaqur simptoma. Në cdo ditë bëjmë testime në nivele të kënaqshme, por nuk ka një numër fiks se sa duhet të këtë çdo ditë se varet nga rrethanat konkrete", shtoi ai.

Në fund, si ministër i Arsimit, Ademi ka bërë me dije se nuk mendohet anulimi i vitit shkollor në Maqedoninë e Veriut, pasi sipas tij mësimi online ka vijuar në nivele të kënaqshme,

"Te ne kemi bërë dekret ku në të gjitha klasat kemi bërë mbajtjen e mësimit nga shtëpia dhe po zhvillohet në nivele të kënaqshme, mbi 80% e nxënësve po bëjnë mësim online, edhe në TV publik po jepet mësimi. E detyrueshme që mësuesit të mbajnë kontakte me nxënësit.  Për herë të parë kemi vendosur një platformë edukative, me video leksione për temat që duhet ë punoheshin në këtë periudhë. Janë duke u bërë vlerësime të nxënësve. Për ta shpallur këtë vit si të mbyllur nuk kemi arsye, se 100 ditë mësimore janë mbajtur dhe urojmë që të vijojë kështu", përfundoi Ademi në intervistën e tij për Report Tv.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?