Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, shprehu shqetësimin për përhapjen e terrorizmit që mund të vijë nga rrugët ballkanike, ndaj sipas tij, masat janë të nevojshme
Ministri i Brendshëm Italian Matteo Piantedosi, vë alarmin lidhur me përhapjen e terrorizmit edhe në Itali. Sipas tij, rrugët Ballkanike po shihen si një mundësi dhe që mund të shfrytëzohen nga shumë njerëz. Shqetësim për të mbetet Bosnja.
”Ndonëse shifrat e emigrantëve nga vende si Bosnja janë të ulëta, alarmet dhe shqetësimet janë të larta”, tha Piantedosi.
Më tej ai shtoi se terroristët në shumicën e raste mbajnë lidhje të ngushta me vendet e origjinës, ku theksoi se ky është edhe rasti i Bosnjës,” Ndonëse është pak e dukshme, është bërë një vatër e vërtetë e rrezikut të përhapjes së terrorizmit”, tha Ministri i Brendshëm Italian, raporton agjencia e lajmeve italiane TG.com
“Jemi të organizuar, ka kontrolle specifike nga rruga Ballkanike. Njerëzit mbërrijnë tranzit nga vende si Bosnja. Alarmet dhe shqetësimet janë të mëdha. Rivendosja e kontrolleve në kufirin me Slloveninë dhe vendosja masive e forcave të rendit dhe ushtrisë është shenjë e qartë, masat mund të duken drastike, por janë të domosdoshme”, tha Piantedosi.
Disa ditë më parë, një operacion antiterrorizmi i shtetit i koordinuar nga Prokuroria Publike e Milanos, Drejtoria Antimafia dhe Antiterrori të Qarkut çoi në pranga dy persona, dy shtetas egjiptianë të akuzuar për qëllime terrorizmi dhe nxitje të krimit me qëllim terrorizmi.