Ministri i Brendshëm, Çuçi jep shembullin person aplikon për dokumentin e ri të identifikimit, apel qytetarëve: Shpejtoni të rinovoni kartën (VIDEO)

28 Dhjetor 2020, 13:43| Përditesimi: 28 Dhjetor 2020, 14:15

  • Share

Të gjithë qytetarët që u kanë skaduar dokumentet duhet të aplikojnë për marrjen e shërbimit në kohë, pasi numri vazhdon të jetë i lartë, i atyre që nuk kanë aplikuar. Këtë apel e ka bërë sot edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili nga ana e tij ishte sot në Njësinë 5 ku bëri aplikimin për rinovimin e dokumentit të tij të identifikimit. Ministri bëri thirrje për këdo që tashmë ka një ID të skaduar, t’i drejtohet zyrave të “Aleat”, të cilat do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë deri më datë 25 prill.

“Përfitoj nga rasti t’ju bëj thirrje gjithë shqiptarëve që iu ka skaduar dokumenti i identitetit të shpejtojnë për të marrë dokumentin e ri. Karta e identitetit është çelësi kryesor që mundëson që shqiptarët të marrin dhjetëra shërbime online që ofrohen përmes portalit e-Albania. Këto shërbime përfitohen vetëm duke pasur një dokument identiteti të vlefshëm. Përveç kësaj dua t’ju bëj thirrje shqiptarëve që të aplikojnë për dokument identifikimi, nëse iu ka skaduar, sepse në zgjedhjet e 25 prillit ky dokument do të jetë i vetmi për identifikimin e zgjedhësve”, u shpreh ministri Çuçi.

Ndërkohë që në njoftimin e Ministrisë së Brendshme bëhet gjithashtu e ditur se gjithashtu se përsa i përket shqiptarëve që jetojnë jashtë atdheut, janë hapur 6 zyra të reja aplikimi pranë konsullatave tona në disa vende evropiane, në mënyrë që ata të aplikojnë për rinovimin e kartës së identitetit.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?