I detyrueshëm vendbanimi i shqiptarëve jashtë shtetit! Balla: Vetëm 14 mijë qytetarë e kanë kryer këtë detyrim! Në 2 vjet u tërhoqën në E-albania 11.3 milionë certifikata

27 Mars, 13:44| Përditesimi: 27 Mars, 15:31

  • Share

Në 2 vitet e fundit, u tërhoqën online në e-Albania 11.3 milionë certifikata digjitale, shifër kjo që sipas ministrit të Brendshëm Taulant Balla u ka kursyer shqiptarëve miliona euro vetëm në koston e një dokumenti të tillë që merrej dorazi më përpara. Në mbledhjen e qeverisë u rrit numri i shërbimeve që ofrohen në e-Albania.

‘Të gjitha shërbimet që kalojnë online, lidhen me njohjen qoftë me vulën digjitale apo vlefshmërinë e këtyre dokumenteve. Gjatë dy viteve të fundit nga Gjendja civile 11.3 milionë certifikata digjitale. Jemi dakord që ky revolucion digjital jo vetëm ka kursyer kohë, por ka sjellë dhe kursim të parave nga xhepat e qytetarëve shqiptar.’- tha Balla.

Por, nëse shërbimet online sa vijnë dhe shtohen, disa të tjera është e pamundur të bëhet aty dhe për Ballën kjo ka një arsye të qartë.

‘Martesat fiktive dhe kjo është rregulluar me ndryshimet që kemi sjellë në ligj. Ka një sërë ankesash që thonë pse shërbimi i regjistrimit të lindjes duhet bërë përmes prezencës. Janë disa shërbime të cilat këtë formë tradicionaliteti e kanë për shkak të verifikimit që duhet bërë nga punonjësit  zyrës së gjendjes civile”- tha Balla.

Balla tha se numri i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit dhe që kanë deklaruar online adresën e vendbanimit, e cila është tashmë me detyrim, është shumë i ulët.

‘Në ligj është rekomanduar të bësh te detyrueshëm deklaratën e vendbanimit dhe vendqëndrimit. Janë rreth 14 mijë qytetarë shqiptarë që jetojnë jashtë territorit dhe e kanë kryer këtë detyrim. Qytetarët që jetojnë jashtë Shqipërisë ta tregojnë në E-Albania se ku jetojnë. Mund ta tregojnë me një faturë uji apo dritash. Çdo qytetar e ka detyrim të tregojë se ku jeton”- u shpreh Balla.

Sipas një projektligji të përgatitur, por që ende nuk ka kaluar në Kuvend, Shqiptarët jashtë vendit që nuk deklarojnë vendbanimet e tyre, 6 muaj pas hyrjes në fuqi, nuk do të mund të marrin shërbimet e Gjendjes Civile.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Paulin: 29/03/2024 10:15

    Normal qe nese duam shtet do e ndertojme, kam ama z nje kusht z Balla, na jepni te drejten te votojme dhe deklarojme Adressat ne emigrim, jo vetem cfare ju intereson Juve bythetrasheve te politikes

    Përgjigju
  • Marin: 28/03/2024 14:58

    Vazhdojnë metodat "vullnetar me polic"!

    Përgjigju
  • Genci: 27/03/2024 21:21

    O karafil, po t‘i regjistro njehere vendbanimet e atyre qe i ke brenda Shqiperise. Mos u merr me ne se neve ka kush na regjistron ketu ku jemi.

    Përgjigju
  • Flamur: 27/03/2024 19:07

    Or minister thua se mbas 6 muajsh ne qoftese nuk ke dlelaruar vend banimin ,nuk ke sherbime ,or trap shiko ata te E -Albania nuk jane korekt ,kam nja 10 here qe mundohem te rregjistrohem nuk jane fare te qarte ,por si puna ime jane me mijera

    Përgjigju
  • Humbja te dhenave: 27/03/2024 14:50

    Ky ligj duhet te dergohet ne gjykaten nderkombetare pasi dalja e te dhenave cenon te drejtat e individit per privatesine!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?