Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, priti sot një delegacion të deputetëve të Parlamentit Europian, të cilët ndodhen në Shqipëri në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha tha se i siguroi eurodeputetët për angazhimin maksimal të institucioneve shqiptare për një proces zgjedhor të qetë, të ndershëm dhe transparent, në përputhje me standardet ndërkombëtare.
"Prita sot një delegacion të deputetëve të Parlamentit Europian, të cilët janë në Shqipëri në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. I sigurova eurodeputetët për angazhimin tonë për një proces zgjedhor të qetë, të ndershëm e transparent, në përputhje me standardet më të mira. Ky takim ishte gjithashtu një mundësi e mirë për të ndarë me ta disa nga hapat e rëndësishëm, ndërmarrë në forcimin e institucioneve".
Komente
