Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç

Ministri i Brendshëm serb Daçiç ia merr këngës, i këndon Erdoganit ‘Osman Agën’ (VIDEO)

14 Tetor, 18:15| Përditesimi: 14 Tetor, 18:21

  • Share

Ministri serb i Punëve të Brendshme, njëkohësisht edhe zëvëndëskryeministri, Ivica Daçiç, i ka kënduar këngën ‘Osman aga’, presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Numri dy i qeverisë serbe ka marrë mikrofonin dhe ka kënduar përpara kreut të shtetit turk, në një drekë të shtruar në Pallatin e Serbisë pikërisht për nder të Erdoganit.

Në një video të shpërndarë në rrjetin social X, Daçiç shihet me mikrofon në shoqërinë e një orkestre, ndërsa në sfond në tryezën festive janë ulur anëtarët e Qeverisë Goran Vesiq, Zoran Gajiq dhe Usame Zukorliq.

Vetëm për pak sekonda në pamje shihet tavolina në të cilën janë ulur mysafiri nga Turqia, Rexhep Tajip Erdogan dhe nikoqiri i tij, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Turqisë në datat 10-11 tetor zhvilloi një vizitë zyrtare në Serbi, gjatë së cilës u nënshkruan disa marrëveshje dhe memorandume për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?