Ministri i Brendshëm shkon në Kukës prezanton prefektin e ri, i kërkon të verifikojë çdo vendim të këshillit bashkiak! Balla: Roli i prefektit duhet rishikuar

24 Korrik 2023, 13:25| Përditesimi: 24 Korrik 2023, 13:37

  • Share

Ministri i Brendshëm Taulant Balla udhëtoi vetë drejt Kukësit për të prezantuar prefektin e ri, Albert Halilaj.

Paraditen e sotme në takimin me drejtuesit e bashkisë së Kukësit ku ishte i pranishëm dhe deputeti i PS-së Pandeli Majko, Balla i kërkoi prefektit të monitorojë të gjitha vendimet e këshillit bashkiak.

“Të gjitha vendimet e këshillave konfirmohen nga prefekti. Duhen vlerësuar ligjshmëria e tyre. Nëse konstatohet se vendimi i këshillit bashkiak bie ndesh me legjislacionin apo interesat publike ke të drejtë ti rikthesh për rishqyrtim” tha Balla

Balla foli dhe për një rishikim të ligjit për të ridimensionuar rolin e prefektit.

“Ka ardhur koha për të rishikuar dhe ridimensionuar rolin e prefektit në kuadër të reformës administrative terroriale dhe ligjit për vetëqeverisjen vendore.

Gjithashtu Balla u ndal dhe në përmirësimin e shërbimeve, sidomos për shqiptarët që jetojnë jashtë dhe vijnë në atdhe për të kaluar pushimet.

“Duhet të përimirësojmë shërbimet publike. Është e rëndësihmne që në këtë kohë dhe në këtë pikë të pushimeve një pjesë e motrave dhe vëllezërve që kthehen nga emigracioni ti krijojmë kushtet dhe shërbimet të jenë pa ndërprerje” u shpreh ai.

Më 19 korrik 2023 kryeministri Edi Rama liroi nga detyra prefektin e qarkut Kukës, Ali Hallaçi dhe këtë detyrë ia besoi Albert Halilaj.

'Jam i sigurtë  që do të jetë prefekt në lartësinë e detyrës" e mbylli fjalën e tij Balla.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?