Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe ambasadori italian Fabrizio Bucci

Ministri i Brendshëm takon ambasadorin italian: Bashkëpunim të ngushtë dhe strategjik me strukturat ligjzbatuese italiane

19 Korrik 2023, 10:09| Përditesimi: 19 Korrik 2023, 14:50

  • Share

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi një takim me Ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci, me të cilin diskutoi çështje të bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit.

Në takim u konfirmua mbështetja e Italisë për Shqipërinë lidhur me projektet dhe programet e shumta që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar dhe sundimit të ligjit.

Ambasadori Bucci i uroi suksese në detyrën e re Ministrit Balla dhe siguroi që bashkëpunimi mes dy vendeve do të jetë i vazhdueshëm dhe i shtrirë në shumë fusha.

Ministri Balla, pas takimit përmes një postimi në rrjetet sociale, konfirmoi nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe posaçërisht sa u përket strukturave ligjzbatuese.

Balla shprehu gjithashtu falënderimet si ministër për mbështetjen e Italisë ndaj vendit tonë.

1689754105_ballabuci.jpeg

Ora 14:46
Ministri i Brendshëm takim me ambasadorin britanik: Bashkëpunim edhe më i ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar dhe emigracionit ilegal

Ministri i Brendshëm Taulant Balla u takua me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Alastair King-Smith, i cili i përcolli urimet për detyrën e re, nga ana e znj. Suella Braverman, Sekretare e Çështjeve të Brendshme e qeverisë britanike. 

Në takim u fol gjithashtu për fushat e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe në mënyrë të veçantë, për një bashkëpunim edhe më të ngushtë për sa i përket sigurisë publike, luftës kundër krimit të organizuar dhe emigracionit ilegal.

Ministri Balla po zhvillon takime me ambasadorët e disa vendeve me të cilët Shqipëria ka një bashkëpunim intensiv në çështje të sigurisë, luftës kundër krimit dhe fenomeneve të tjera shoqëruese.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Daku: 23/07/2023 12:56

    Kemi shpresa tek ministri i ri i rendit qe do te beje me shume ne luften kunder krimit te organizuar

    Përgjigju
  • Turi: 19/07/2023 15:10

    Keta sahanlepiresit , politikanet e vendit tone vetem qe ti marin me sy te mire te huajt jane gati te shesin dhe nenat e tyre dhe jo vetem popullin qe po e po . Nuk lane me ligje te bera kundra shtetasve Shqiptar vetem qe tju plotesojne deshirat ketyre pisave te Europes qe jua qr dhe mos befshin kurre hajer ne shtepite e tyre kriminelat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?