Dy oficerë policie në Drejtorinë e policisë së Lezhës janë larguar nga policia dhe po hetohen se kanë favorizuar kultivimin e kanabisit. Njëri Serxhio Xhamalloti është arrestuar ndërsa Klisman Nikolli është ende në kërkim. Ministri i Brendshëm Taulant Balla e sheh si provë e asaj se policia ka bashkëpunuar duke favorizuar kultivuesit e kanabisit, dhe lufta për të prishur këtë nyjë ka nisur sot dhe do të vijojë
"Kur në adresimin e parë për Policinë e Shtetit thashë se një rrënjë e vetme kanabisi nuk ka shans të rritet, pa një polic që paguhet për të mos e parë apo se një parcelë kanabisi nuk ka një mundësi të vetme të korret, pa një shef komisariati që paguhet nga trafikantët për të mos e shkulur, kisha parasysh këtë që vetëm sa ka nisur sot. Policia e Shtetit po godet për shkuljen deri në fund të kultivimit të paligjshëm nga mendjet e atyre që gënjejnë veten se meqë sot ka më pak kanabis se dje, ne do të flemë mbi dafina! Sot bashkë me rrënjët e paligjshme janë shkulur edhe dy oficerë policie në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë, të cilët ishin në ortakëri me trafikantët. Ata tani janë në duart e drejtësisë” thuhet në një deklaratë të ministrit të Brendshëm Taulant Balla.
Më tej ai përgëzon Agjensinë e Mbikqyrjes Policore për dokumentimin e plotë të provave në kuadër të këtij procedimi penal dhe përfundimit të hetimeve në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit Përgjithshëm Lezhë, “ku bashkë me punonjësit e policisë është goditur edhe një grup kriminal”
Lajmi kryesor:
Favorizuan trafikantët për kultivimin e bimëve narkotike, arrestohet ish-punonjësi i policisë në Lezhë, në kërkim kolegu i tij, 'hajdut' në Itali
S.G/ReportTv.al