Ministri i brendshmëm Turk: Grushtin e shtetit të 15 Korrikut nuk e bënë Gylenistët

3 Shkurt 2021, 10:45| Përditesimi: 3 Shkurt 2021, 11:04

  • Share

Ministri i Brendshëm tukrk Süleyman Soylu, ka bërë një deklaratë që ka habitur opinion publik turk, duke theksuar se grushtin e shtetit në 15 Korrik 2016 nuk e organizuan Gylenistët. 

 Në një intervistë për Haber Global, ministri Soylu,  i konsideruar si një nga personat më të afërt të presidentit Rexhep Taip Erdogan tha se përpjekja për grusht shteti në 2016, nuk është bërë nga mbështetësit e Fetullah Gylen. 

"A ishte FETO përgjegjëse për 15 korrikun?, pyeti gazetari.

 "FETO nuk e bëri 15 korrikun. Ju me të vërtetë mendoni se ata e bënë atë? Por nëse doni të jeni rehat dhe të besoni këtë gjë, është kaq e thjeshtë."

Fjalët e Süleyman Soylu u bënë trend në mediat sociale dhe shkaktuan reagim të madh në vend.

I pyetur sërish nga gazetari, ai theksoi se nuk kishte thënë një gjë të tillë. 

"Unë thashë që FETO e bëri atë, e bëri me mbështetësit e tij, shpejgoi ministri". 

SHBA.dhe FETO tha ministri janë fajtorë për përpjekjen për grusht shteti në 15 korrik. 

Deklaratat e Soylu shkaktuan jo pak habi në opinionin publik tukr, për faktin se prej vitesh qeverisja e Erdogan ka burgosur dhe përndjekur të gjitha ata që konsiderohen si mbështetës të Fetullah Gylen, aktualisht azilant në SHBA. 

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?