Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja bën me dije se burgu i Zaharis, ku qëndrojnë të dënuarit me probleme të shëndetit mendor, do të mbyllet në muajin nëntor. Ai bëri me dije se, sipas një rekomandimi të Këshillit të Europës, të dënuarit me probleme të shëndetit mendor do të duhet të kalojnë nën administrimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Ai theksoi se janë 329 persona që janë në burgun e Zaharisë dhe që do të akomodohen përkohësisht në godinën e burgut të Shënkollit, si zgjidhje tranzitore deri në kalimin drejt një institucioni të posaçëm.
"Më lejoni të jap shifrën e saktë të personave të ndodhen në instutucionin e trajtimit të posaçëm, janë 329 persona në burgun e Zaharisë, ka një rekomandim të Këshillit të Europës, që kjo kategori, persona me masë shëndetësore, do të duhet të kalojnë në administrimin e min. shëndetësisë. Kemi dakordësuar për një zgjidhje tranzitore derisa të kalojnë drejt një institucioni të posaçëm, ne do ti akomodojmë në bllokun 4 dhe 5 të Shënkollit. Zaharia do të mbyllet brenda nëntorit. Unë pres vlerësimin e fundit nga ekspertët për të marrë në dorëzim vlerësimin e punimeve në bllokun 4 dhe 5 do të firmos kalimin e këtyre personave me masë shëndetësore nga Zaharia te ai i Shënkollit", tha Manja.
Lajmi kryesor:
Komisioni i Ligjeve/ Veliaj kërkon 'ndihmë' për të shpëtuar sektorin e transportit publik: Bashkia 1 mln dollarë subvencion! Të heqim TVSH e biletës që mos rritet çmimi
//ReportTv.al