Ministri i Financave: Brenda dhjetorit përcaktohet bonusi i pranverës për pensionistët, rishikojmë buxhetin 2024! Së shpejti të dhëna për aksionin kundër informalitetit

11 Dhjetor, 12:14| Përditesimi: 11 Dhjetor, 13:23

  • Share

TIRANË - Ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilloi sot një konferencë për shtyp teksa foli për disa nga zhvillimet e fundit ekonomike, që lidhen me bonusin e pensionistëve në pranverë si dhe për aksionin e informalitetit.

Ministri Malaj i pyetur nga gazetarja e Report Tv Eliza Gjediku lidhur me bonusin e pensioneve, thekson se ‘bonusi i pranverës do të përcaktohet me rishikimin e buxhetit për vitin 2024’. Ndërsa rishikimi i këtij buxheti do të bëhet brenda dhjetorit pa u mbyllur viti.

Më tej Malaj foli edhe për informalitetin, teksa u shpreh se së shpejti do ketë të dhëna të tjera për aksionin kundër informalitetit.

Lidhur me prokurimet publike nuk preferoi të komentonte.

'Prokurimet publike ndiqet nga institucionet përkatëse, mund ti adresoheni institucionet përkatëse. Nuk ka një përgjigje nga ministri i financave për opinionin personal.'

Ndërsa për mikrokreditë u shpreh se po punohet për një kuadër ligjor që të mos ndodh ajo që ndodhi më parë.

'Për mikrokreditë ka dy grupe që po punojnë për të përmirësuar kuadrin ligjor që të mos ndodh ajo që ndodhi. Do kemi një draft e cila edhe do konsultohet me grupet e interesit.'

Duke i u kthyer informalitetit, Malaj theksoi se bizneset në përgjithësi kanë reflektuar pozitivisht, ndërsa ka një listë subjektesh që do jenë subjekt rivlerësimi.

'Sa i përket çështjes me informalitetin, drejtoria e Tatimeve ka dërguar një njoftim për deklarim real të pagave, ka patur dhje një njoftim të dytë për ato biznese që nuk e kanë reflektuar. Më pas ka pasur një listë subjektesh me risk që janë komunikuar privatisht që do jenë subjekt rivlerësimi. Në përgjithësi bizneset kanë reflektuar pozitivisht. Pas fazës së tretë do kemi rezultate konkrete.'

Për studentët që pas shkollës largohen nga vendi, ministri thotë se qeveria po punon për ti mbajtur dhe për këtë ka rritur edhe pagat.

'Çështja e lëvizjes së fuqisë punëtorë në vendet e huaja është fenomen. Qeveria shqiptare ka ndërmarrë masat duke rritur paga, që në sektorin publik të jenë aktivizuar dhe për studentët me nota ekselente.'

Për biznesin e vogël nuk do ketë ndryshim nga përjashtimi tatimor deri në vitin 2029.

'Përjashtimet tatimore do shikohen në dy plane. Do shihen nëse dhanë benefitet plani  i dytë nëse janë në një linjë me direktivat e BE-së.

Për biznesin e vogël nuk do ketë ndryshim deri në 2029.'

Lajmi ne perditesim... 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ani: 11/12/2024 15:00

    Po mjeket,policet,mesuesit ,ushtaraket kur do e marrin rrogen e 13t ? Se me shperblime jan kenaqur

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 11/12/2024 14:37

    Po si mund ta percaktosh tani bonusin e pranveres kur nuk e di si do jete performanca e ekonomise? Dhe te mendosh qe PS ka patur Shkelqim Canin minister finance. Ku katandisi PS-ja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?