TIRANË- Strategjia Afatmesme e të Ardhurave 2025-2027 është prezantuar edhe në Këshillin Tatimor nga Ministri i Financave Petrit Malaj.
“Draft strategjia ka tre shtylla kryesore, një prej të cilave lidhet me rishikimin e politikës tatimore, me fokus në rishikimin e përjashtimeve apo normave të reduktuara të tatimeve të direkte dhe indirekte. Po ashtu do të rishikohet edhe taksa e pasurive të paluajtshme”, tha Malaj.
Një nga pikat kryesore të strategjisë do të jetë goditja e fenomenit negativ të nëndeklarimit të pagave të punonjësve.
“Disa prej komponentëve kryesorë të kësaj shtylle lidhen me reduktimin e punës së padeklaruar apo reduktimin e nëndeklarimit të pagës reale, si dhe reduktimin e uljes së pagesave në cash në ekonomi”, tha Malaj.
Ministri tha se inteligjenca artificiale do të ketë një rol të rëndësishëm në luftën kundër informalitetit.
“Komponent kryesor i kësaj shtylle është edhe dixhitalizimi i plotë i sistemit të fiskalizimit, duke përfshirë edhe inteligjencën artificiale, në mënyrë që të rrisim deklarimet si dhe të ulim informalitetin. Normalisht nëpërmjet këtyre instrumenteve ne do të rrisim edhe profilizimin e riskut për tatimpaguesit, si dhe do të mundësohet investigimi i rasteve të shmangies tatimore”, tha Malaj.
Në strategji sqarohet se kundër nëndeklarimit të rrogave të punonjësve do të hartohet një plan i detajuar në bashkëpunim me disa institucione me detyra konkrete, ku do të bëhet i mundur kontrolli i të gjitha kategorive të pagave, ku dyshohet se ka nëndeklarim. Kjo për shkak se prej vitesh prej bizneseve është vënë re deklarimi vetëm me pagë minimale të punonjësve dhe pjesa tjetër jepet në dorë. Qeveria përmes këtyre masave synon të rrisë me 16% deklarimin e pagës reale deri në fund të vitit 2027.
Kjo strategji është hartuar në bashkëpunim me FMN dhe dakordësuar nga BE, dhe synon rritjen e të ardhurave me fokus reduktimin e përjashtimeve tatimore, rritjen e miradministrimit tatimor dhe doganor. Realizimi i këtyre objektivave pritet të sjellë në arkën e shtetit 65 miliardë lekë shtesë deri në vitin 2027
Ngaqe me inteligjence natyrale nuk ja dolet dot se ju mbyti korupsioni, tani do na shpetoje inteligjenca artificiale e zar ministrit te ri. Ne fakt kot i kemi ministrat dhe administraten e kalbur. Zevendesojini te gjithe me kompjutera, ndoshta ulet doza e korupsionit dhe imoralitetit.
PërgjigjuDo infektohen nga korrupsioni edhe kompjuterat or teeeejjjjj
Luftimi i deklarimit të rremë të pagave është një çështje komplekse që kërkon një qasje të shumëanshme, duke përfshirë përmirësimin e legjislacionit, kontrollin më të fortë të institucioneve përkatëse dhe ndërgjegjësimin publik. Ja një plan që mund të ndihmojë në uljen e këtij fenomeni: 1. Përmirësimi i legjislacionit dhe rregulloreve Rishikimi i legjislacionit ekzistues: Kontrolli i ligjeve aktuale për pagat dhe taksat për të identifikuar dobësitë që mund të krijojnë hapësirë për deklarime të rreme. Forcimi i sanksioneve: Shtimi i gjobave dhe sanksioneve për punëdhënësit që deklarojnë paga të ulëta në krahasim me pagat reale, duke përfshirë ndjekjen penale. Incentiva për deklarime të sakta: Krijimi i stimujve për punëdhënësit që deklarojnë në mënyrë të drejtë pagat, si ulja e disa tarifave të taksave ose përfitimeve të tjera financiare. 2. Forcimi i kontrolleve dhe inspektimeve Kontrolle më të shpeshta dhe të thella: Rritja e numrit të inspektorëve të punës dhe kontrolleve të rregullta në kompanitë me rrezik të lartë për deklarime të rreme. Analizimi i të dhënave të pagave: Përdorimi i teknologjisë për të analizuar të dhënat e pagave në sektorë dhe kompani të ndryshme për të identifikuar raste të dyshimta. Bashkëpunimi me institucionet e tjera: Koordinimi i punës mes institucioneve si tatimet, sigurimet shoqërore dhe agjencitë e tjera për të verifikuar në mënyrë të sinkronizuar raportimet e pagave. 3. Ndërgjegjësimi i punëdhënësve dhe punëmarrësve Fushata informuese: Organizimi i fushatave publike për të informuar punëdhënësit dhe punëmarrësit për pasojat ligjore dhe financiare të deklarimit të rremë të pagave. Trajnime për bizneset: Ofrimi i trajnimeve për menaxherët e burimeve njerëzore dhe departamentet e financave mbi praktikën e saktë të raportimit të pagave. Promovimi i etikës në biznes: Përmirësimi i kulturës së etikës në biznes duke promovuar përgjegjësinë sociale të korporatave. 4. Mbrojtja e punëmarrësve Krijimi i linjave të denoncimit anonim: Ofrimi i kanaleve anonime për punonjësit që të raportojnë në mënyrë të sigurtë për pagat e deklaruara gabimisht. Mbrojtja ligjore e denoncuesve: Përmirësimi i ligjeve për të mbrojtur punonjësit që raportojnë deklarime të rreme nga ndonjë hakmarrje e mundshme e punëdhënësve. 5. Përdorimi i teknologjisë dhe dixhitalizimi Automatizimi i sistemeve të pagave: Krijimi i sistemeve dixhitale të cilat ndihmojnë në monitorimin e pagave dhe kontribuesve të tyre për të zvogëluar mundësitë e deklarimit të rremë. Ndërlidhja e sistemeve tatimore dhe të sigurimeve: Zbatimi i një sistemi të integruar që siguron që raportimet e pagave të jenë të njëjta në çdo institucion. 6. Monitorimi dhe përmirësimi i vazhdueshëm Përdorimi i auditeve të pavarura: Angazhimi i auditorëve të pavarur për të shqyrtuar raportet e pagave të kompanive më të mëdha ose me rrezik të lartë. Raportimi publik i rezultateve: Publikimi i të dhënave mbi kontrollet e kryera dhe sanksionet e vendosura për të rritur transparencën dhe për të dekurajuar shkelësit e mundshëm. Kombinimi i këtyre veprimeve do të ndihmojë në reduktimin e deklarimit të rremë të pagave dhe krijimin e një sistemi më të drejtë dhe të qëndrueshëm për të gjithë aktorët e përfshirë.
Përgjigjufuti nje refresh se e paske te pa azhornuar sistemin ... bippp! Duhet nje takse me e bute per shtepite e pashitura
Po do ju godasim neve me vote mos kini merak. Ketu fillon fundi i Ps! Mbajeni mend kur te humbisni zgjedhjet se jeni shume larg bizneseve dhe cfare nuk po beni per ti mbyllur.
PërgjigjuBanda e gjobaxhinjve … po i hapet pune e re ..!!
PërgjigjuTaman, ju duhet