Petrit Malaj dhe Karl Bergner

Ministri i Financave Petrit Malaj takon ambasadorin gjerman në Tiranë: Vlerësuam forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit

13 Gusht, 18:33| Përditesimi: 13 Gusht, 18:53

  • Share

Ministri i Financave Petrit Malaj priti në një takim ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner, me të cilin kanë vlerësuar marrëdhëniet dy palëshe dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

"Prita në një takim kortezie Ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë z. Karl Bergner, me të cilin vlerësuam forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

Gjermania është një partner strategjik për vendin tonë dhe mbështetëse nëpërmjet financimeve direkte e një sërë projektesh në sektorë prioritarë, si: energjia, turizmi, infrastruktura, bujqësia, etj., me rol kyç në zhvillimin e qëndrueshëm dhe proceset integruese", shkruan në një postim në rrjete sociale ministri Malaj 

Më tej Ministri i Financave thekson se miradministrimi financiar i fondeve nga partnerët ndërkombëtarë dhe ndjekja me rigorozitet e proceseve është i rëndësishëm për vazhdimësinë e zbatimit të projekteve të përbashkëta.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?