“Shkëndija më e vogël mund të ketë pasoja katastrofike",- kështu është shprehur ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas pas takimit të mbajtur sot me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe Ministrin e Jashtëm Nikos Dendias në lidhje me tensionet e krijuara mes Greqisë dhe Turqisë
Maas theksoi se nëse vazhdohet gjatë me këtë situatë “është njësoj si të luash me zjarrin e tij".
Ndërkohë ministri grek Nikos Dendias në përfundim të takimit u shpreh se "Greqia do të mbrojë sovranitetin e vet dhe të drejtat e saj sovrane, pa arrogancë, kërcënime dhe shpërthim”.
Pas Athinës, Maas do të udhëtojë për në Ankara, ku do të takohet me Ministrin e Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu ku ai shpreson se do të arrijë një marrëveshje, pasi tensionet mes palëve po dëmtojnë marrëdhënien e Turqisë me BE, por jo vetëm.
Tensionet mes palëve u rritën ndjeshëm pasi Turqia dërgoi anijen kërkimore për gaz dhe naftë, Oruç Reis të shoqëruar me anije luftarake mbi raftin kontinental Grek më 10 gusht
Të hënën gjithashtu u zhvillua edhe një stërvitje e përbashkët greko-amerikane detare në jug të Kretës. Stërvitja përfshinte pjesëmarrjen e një luftëanije greke dhe nëndetëseje, si dhe avionëve luftarakë F-16, së bashku me shkatërruesit amerikan USS Winston S. Churchill, dhe helikopterët marinarë nga të dy palët.
Lajmi kryesor:
Përshkallëzohen tensionet Greqi-Turqi në Mesdhe: Manovra ushtarake në brigjet e Kretës (VIDEO)
//ReportTv.al