Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka mbërritur të enjten në Kosovë dhe përmes një postimi në Twitter ai ka njoftuar se në qendër të bisedimeve do të jetë lufta kundër koronavirusit.
“Askush në Evropë nuk mbetet i paprekur nga suksesi dhe dështimi i fqinjëve të saj. Fakti që tani mund të ndajmë progresin e vaksinimit të Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit Perëndimor është një moment kyç në luftën kundër koronavirusit. Kjo është arsyeja pse unë jam në Prishtinë dhe Beograd sot dhe nesër”, ka thënë ai.
Maas, aktualisht ndodhet në një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe gjatë pasdites do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.
Aktualisht, Kosova është vendi me progresin më të dobët sa i përket vaksinimit në rajonin e Ballkanit, me vetëm 24 mijë dozat e marra nga programi COVAX.
Niemand in Europa bleibt von Erfolg und Misserfolg der Nachbarn unberührt. Dass wir den Impffortschritt in der EU nun auch mit den Staaten des Westbalkans teilen können, ist ein Schlüsselmoment im Kampf gegen das Virus. Heute und morgen bin ich deswegen in Pristina und Belgrad. pic.twitter.com/iW66iFyQoP
— Heiko MaasKomento