Igli Hasani, foto arkiv

Ministri i Jashtëm Hasani në Strasburg, do të takohet dhe me shqiptarët që punojnë në Këshillin e Europës

16 Maj, 09:48| Përditesimi: 16 Maj, 09:50

  • Share

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ndodhet sot në Strasburg, ku do të marrë pjesë në sesionin e 133-të të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës. 

Krahas takimeve me homologë të vendeve pjesëmarrëse, Ministri Hasani do të presë në takim shtetasit shqiptarë që punojnë në strukturat e Këshillit të Evropës.

Takimi i Ministrave të Jashtëm të KiE-së është i pari pas Samitit të Katërt të KiE në Reikjavik në 16-17 maj 2023. Si i tillë, ai do të trajtojë çfarë pune është bërë gjatë një viti në përmbushje të detyrave të lëna nga ky Samit dhe do të përcaktojë hapat, objektivat dhe sfidat për në vijim. 

Tre boshtet kryesore në fokus të punës së Këshillit të Evropës gjatë 12 muajve të shkuar kanë qenë: Solidaritet dhe mbështetje konkrete për Ukrainën; Forcimi i qëndresës ndaj agresionit rus dhe adresimi i sfidave ndaj vlerave demokratike, të drejtave të njeriut dhe demokracisë në kontinentin evropian.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?