Radosław Sikorski dhe Igli Hasani

Politikë

Ministri i Jashtëm Hasani pret homologun nga Polonia: Zgjerimi i BE, prioritet edhe i presidencës polake

19 Dhjetor 2024, 16:07| Përditesimi: 19 Dhjetor 2024, 16:13

  • Share

Acancimi i Shqipërisë me hapa të shpejta me procesin e negociatave me Bashkimin Evropian garantohet se do të vazhdojë edhe 6 muajt e ardhshëm me Presidencën Polake në Bruksel.

Kështu ka deklaruar sot në Tiranë ministri i jashtëm i Polonisë, Radosław Sikorski, pas takimit me homologun shqiptar, Igli Hasani.

Të dy ministrat konfirmuan vullnetin për të rritur bashkëpunimin mes dy vendeve.

"Diskutova me Ministrin Sikorski për progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Vetëm dy ditë më parë, Shqipëria mbajti në Bruksel Konferencën e Tretë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, një hap i rëndësishëm në rrugën tonë drejt anëtarësimit. Ky proces i hapjes së kapitujve është jetik për integrimin dhe hapja e Grup-Kapitullit 6, që lidhet me politikën e jashtme dhe sigurinë, është një gur kilometrik për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar",- u shpreh Hasani. 

"Dua të përgëzoj Shqipërinë për hapat që ka hedhur në procesin e integrimit së fundmi.Shqipëria ka dëshmuar angazhimin në reforma, sidomos në sundimin e ligjit apo respektimin e të drejave të njeriut. Ne jemi gati për hapa konkretë për t’ju mbështetur në procesin e integrimit”,- theksoi Sikorski.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?