Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto

Bota

Ministri i Jashtëm hungarez: S’do jemi kurrë vendi i emigrantëve

19 Shtator 2018, 21:28| Përditesimi: 19 Shtator 2018, 21:33

  • Share

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, akuzoi zyrtarët e Kombeve të Bashkuara për, siç tha, "përhapjen e gënjeshtrave" me kritikat e tyre ndaj politikave anti-migrim të Budapestit, duke thënë se vendi i tij "nuk do të jetë kurrë vend i migrantëve".

Është e qartë se zyrtarët e OKB-së që i përhapin këto gënjeshtra për Hungarinë, janë zyrtarë të njëanshëm pro migrimit. Hungaria, nuk do të jetë kurrë vend i migrantëve. Nuk do të lejojmë asnjë migrant të vetëm të paligjshëm të hyjë në territorin e vendit tonë. Hungaria do të mbetet vendi i hungarezëve, i lumtur dhe krenar për historinë e tij mbi 1,000-vjeçare dhe kulturën e krishterë dhe traditat.

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto

Adresimi i tij vjen pasi shefja për të drejta të njeriut e OKB-së, Michelle Bachelet, dhe një grup i ekspertëve të OKB-së krtikuan ashpër politikat e Hungarisë, javën e kaluar.

Qeveria e Hungarisë, e udhëhequr nga kryeminstri Viktor Orban, ka marrë qëndrim të ashpër ndaj migrantëve qysh në vitin 2015, kur mbi një milion njerëz të ikur nga luftërat dhe varfëria në Lindjen e Mesme, kanë hyrë në Evropë. Autoritetet hungareze kanë ngritur edhe gardhe me tela gjemborë në kufij, për të parandaluar hyrjen e tyre.

Komento

Komente

  • Arresto TAHIRIN.: 20/09/2018 05:28

    ATY Do te deshiroja te qeverisesha.RAMA PO NA NDJEK .I LUTEMI BE-SE TE TEZTOJE QEVERITARET TANE PERPARA SE TE KOMPROMENTOJNE ME DROGEN E TAHIRIT EUROPIANET ( POLITIKANET ) SI ESHTE E MUNDUR QE HAJDUTET TEQVERISIN DHE KOMSHITE TE PERPLASIN DUART .??? KJO FLET SE EUROPA ESHTE POTHUAJSE SI SHQIPERIA ?? APO MENDOHET SI TE FUTESH NE EUROPE PER TE DALE E TE SHKOSH NE TURQI .SHUME DHIMBJE .

    Përgjigju
  • Rambo: 19/09/2018 23:01

    JU LUMTE!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?