Mj Akbar, ministër i Jashtëm i Indisë

Bota

Ministri i Jashtëm i Indisë jep dorëheqjen pas akuzave për sulme seksuale

18 Tetor 2018, 09:08| Përditesimi: 18 Tetor 2018, 09:10

  • Share

Ministri i Jashtëm i Indisë, MJ Akbar ka dhënë dorëheqjen pas akuzave për ngacmim dhe sulme seksuale ndaj disa grave.

Ish-redaktori akuzohet nga lëvizja Me Too në Indi, një lëvizje ndërkombëtare kundër ngacmimeve seksuale, shkruajnë mediat indiane.

Akbar tha se largohet nga detyra për t’i hapur rrugë hetimeve dhe ka thënë se do të vazhdojë të sfidojë akuzat e rreme ndaj tij.

Akuzat ndaj tij i ka lançuar gazetarja indiane Priya Ramani, dhe më pas janë pasuar nga të tjera gra të njohura të medias në Indi.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?