Ministri i Jashtëm i Iranit takohet me udhëheqësin saudit

18 Gusht 2023, 15:41| Përditesimi: 18 Gusht 2023, 15:42

  • Share

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian, është takuar me udhëheqësin de facto të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, më 18 gusht, në vizitën e tij të parë që kur rivalët e Lindjes së Mesme njoftuan për përmirësim të papritur të raporteve, thanë zyrtarët.

Dy zyrtarët diskutuan për raportet mes shteteve, “për mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen dhe mënyra për t’i zhvilluar ato si dhe diskutuan për zhvillimet sa i përket situatës rajonale dhe ndërkombëtare”, tha ministria saudite përmes një postimi në Twitter, raporton Reuters.

"Diskutimet ishin të sinqerta, të dobishme dhe produktive," tha Amirabdollahian në një postim në mediat sociale pas takimit me sundimtarin de fakto saudit, duke shtuar se vendet "bien dakord për sigurinë dhe zhvillimin e rajonit".

Irani dhe Arabia Saudite shkëputën raportet në vitin 2016. Por, dy shtetet rivendosën raportet pas arritjes së një marrëveshjeje në mars, që u ndërmjetësua nga Kina.

Arritja e kësaj marrëveshjeje nxiti optimizëm, pasi këto dy shtete për vite të tëra kishin mbështetur palë të ndryshme në zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme, përfshirë edhe në Jemen.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?